E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 12 minuta më parë
Sport

Nga fëmijëria te kombëtarja! Neymar-Coutinho, sërish bashkë

Neymar dhe Coutinho do të luajnë sërish së bashku, 20 vite pas fillimit të rrugëtimit të tyre.

Dy prej emrave më të njohur të futbollit brazilian do të jenë sërish në të njëjtin ekip.

Philippe Coutinho pritet t’i bashkohet Santosit, ku e pret miku i tij i vjetër, Neymar.

Historia e dy brazilianëve ka nisur shumë vite më parë. Ata janë rritur së bashku në ekipet e moshave të Brazilit, duke kaluar nëpër të gjitha nivelet e përfaqësueses dhe më pas duke ndarë fushën edhe me kombëtaren e parë.

Reklamë

Tani, pas rreth dy dekadash, rrugët e tyre do të bashkohen sërish, këtë herë te Santos.

Ribashkimi ka ngjallur shumë emocion te Neymar, i cili nuk e ka fshehur gëzimin për rikthimin e mikut të tij.

“Kam pritur për këtë moment prej kaq shumë vitesh, miku im i dashur!”, shkroi Neymar në Instagram, duke shoqëruar mesazhin me emocionet për ribashkimin me Coutinhon.

Të dy kanë kaluar eksperienca të rëndësishme në karrierë dhe kanë luajtur në nivelet më të larta të futbollit europian. Tashmë, historia e tyre e përbashkët do të shkruhet edhe një herë në Brazil, me fanellën e Santosit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.