Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

“Gjyqtarët janë të superpaguar”, Rama: Marrin më shumë se...

Breshëria e plumbave në Mat, kush ishte shënjestër e...

VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici jashtë shërbimit...

Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për...

Rama rikthehet me podcastin “Flasim”: Rezultatet e PISA frut...

Kushner: Brenda pak javësh mund të njoftojmë hapa të...

Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin, por pa...

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve: Një gjykatës...

Zhduket në Detin e Javës anija me mbi 240...

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet për formimin e Qeverisë së re

13 Shtator 13:26

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re, pasi Lëvizja Vetëvendosje e propozoi zyrtarisht liderin e saj dhe kryeministrin në detyrë për këtë post.

Hapi i radhës është që Kurti ta paraqesë përbërjen dhe programin e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës, ku do të kërkojë votimin për kabinetin e ri.

LVV-ja ka thënë në të kaluarën se ka 62 vota, një më shumë se sa i duhen për formimin e Qeverisë së re. Nga to, 53 janë deputetë të LVV-së, ndërsa nëntë janë nga komunitetet joshumicë.

Më herët gjatë ditës, pavarësisht mospjesëmarrjes së Partisë Demokratike të Kosovës në seancë dhe tërheqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares, procesi i konstituimit të Kuvendit u mbyll me zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve të tjerë.

Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi “nuk mund të mbetet peng i askujt, i asnjë subjekti politik” dhe procesi vazhdoi me propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kandidati i LDK-së për nënkryetar, Kujtim Shala, u zgjodh me 75 vota për.

Ndërsa, pas tetë kandidaturave të dështuara nga Lista Serbe, Kuvendi arriti ta zgjedhë edhe deputeteten serbe, Tanja Vujoviqin, që mori edhe votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa nga LDK-ja.

Nga minoritetet joserbe u zgjodh deputetja boshnjake Emilija Rexhepi.

“Konsideroj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar”, tha Haxhiu, para se ta mbyllte seancën.

Në një vendim të mëhershëm, Gjykata Kushtetuese kishte lënë të hapur mundësinë që Kuvendi, në rrethana të caktuara, të funksionojë edhe pa një nga anëtarët e Kryesisë, nëse zgjedhja e tij pamundësohet dhe Kryesia ka kuorum për vendimmarrje.

Si një rrethanë e tillë ishte përmendur rasti kur një deputet ose grup parlamentar që ka të drejtë të propozojë anëtar të kryesisë nuk e ushtron këtë të drejtë ose e pengon procesin.

Kryeministri në detyrë dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, tha se kurdo që PDK-ja do të jetë e gatshme të propozojë për postin e nënkryetarit që i takon, deputetët e LVV-së do ta votojnë.

Ndërkohë, PDK-ja kishte njoftuar paraprakisht se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese për situatën e krijuar rreth konstituimit të legjislaturës. Ajo tha se ekspertët e partisë janë duke përgatitur lëndën që do t’i drejtohet kësaj gjykate për procesin e konstituimit.

Vendimi erdhi pasi Lëvizja Vetëvendosje ndryshoi qëndrimin dhe tha se do t’i mbështesë kandidatët e PDK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për nënkryetarë të Kuvendit.

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin të vetmit nga ish-opozita që morën pjesë në këtë seancë, pasi që Aleanca qysh më herët kishte vendosur të mos merrte pjesë.

Pas seancës, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se partia e tij do ta mbështesë cilëndo iniciativë ligjore për të sqaruar dilemat për afatet kushtetuese për konsituimin e Kuvendit dhe shtoi se do të kontribuojnë me komentet e tyre në kërkesën e PDK-së për Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, teksa hynin në Kuvend para seancës së sotshme, deputetë të LVV-së insistuan se qëndrimin e kanë ndryshuar vetëm që të zhbllokohet procesi i konstituimit, që të shmangen zgjedhje të katërta parlamentare brenda dy vjetëve.

Por, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, dhe një deputet i LDK-së, Ermal Sadiku, e kanë interpretuar këtë vendim si pjesë të një skenari që, sipas tyre, çon drejt zgjedhjeve të reja më 27 dhjetor.

Tani që Kuvendi është konsituuar, afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka filluar. Nëse deputetët nuk do të arrijnë ta zgjedhin një president të ri, atëherë duhet të shpallen zgjedhjet brenda 45 ditëve.

“60 ditë plus 45 ditë na çojnë pikërisht te 27 dhjetori. Pra, krejt ky bllokim, krejt këto lojëra me Kuvendin, krejt kjo zvarritje veç për të mbërritur te data që e kanë planifikuar”, ka shkruar Sadiku.

Megjithatë, nuk dihet nëse Gjykata Kushtetuese mund ta shpall procesin si të pavlefshëm si përgjigje ndaj kërkesës që pritet të parashtrohet nga PDK-ja.

Zgjedhjet më 27 dhjetor do të binin në periudhën e festave të fundvitit, kur një pjesë e madhe e diasporës së Kosovës kthehet në vend.

Kjo e bën datën politikisht të rëndësishme, veçanërisht për LVV-në, e cila në zgjedhjet e fundit ka marrë një përqindje më të lartë të mbështetjes nga votuesit jashtë Kosovës sesa në mesin e votuesve rezidentë.

Në zgjedhjet e qershorit 2026, LVV-ja kishte fituar rreth 73 për qind të votave me postë, 83 për qind të votave në përfaqësi diplomatike. Ndërsa, nga votat e qytetarëve rezident kishte marrë rreth 43 për qind.

Këto zhvillime i hapin rrugë fundit të një bllokade politike që nisi pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor.

LVV-ja doli e para duke fituar 53 ulëse. Ajo thotë se ka mbështetjen e nëntë deputetëve nga minoritetet – tetë nga pakicat jo serbe, me përjashtim të Adem Hoxhës nga Partia Unike Gorane dhe Duda Bales nga Bashkimi Socialdemokrat, dhe Nenad Rashiqin, si i vetmi deputet i pakicës serbe që s’është pjesë e Listës Serbe.

Kështu ajo ka 62 vota, një më shumë se që i nevojitet për ta formuar qeverinë. Megjithatë, këto vota nuk janë të mjaftueshme për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Për zgjedhjen e presidentit në dy rundet e para nevojiten 80 vota, çka kërkon edhe mbështetjen e deputetëve të partive të tjera.

Për javë të tëra, përplasja kryesore ishte rreth konstituimit të Kuvendit, pasi që LVV-ja insistonte se nuk duhet të konstituohet Kuvendi para se të arrihej një marrëveshje për postin e presidentit.

Më 31 gusht, negociatat mes LVV-së dhe LDK-së përfunduan me zyrtarimin se dy partitë do ta mbështesin kandidaturën e përbashkët të Bekim Sejdiut për president.

Kjo kandidaturë ka nxitur përplasje të thella brenda LDK-së, pasi gjashtë nga 18 deputetët e partisë kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin./rel

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Albin Kurti kosovve qeveru

Nga e njëjta kategori

Një fishek dhe një letër në derë të shtëpisë, 56-vjeçari nga Vora kërcënon kushëririn me jetë: Më jep 300 mijë euro

më shumë...

Breshëria e plumbave në Mat, kush ishte shënjestër e atentatit! “Golf-i” i autorëve i vjedhur në Elbasan

më shumë...

Zanatet tradicionale po harrohen, mjeshtrit e punimit të gurit në Gjirokastër thonë se të rinjtë nuk kanë interes

më shumë...

Sekuestrohen 3 automjete luksoze në Vlorë, nis hetimi pasuror ndaj pronarëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:40

Gjashtë shekuj në një dokumentar! “Përtej Murit...

1:26

Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet...

12:24

Një fishek dhe një letër në derë...

12:20

“Gjyqtarët janë të superpaguar”, Rama: Marrin më...

12:17

Breshëria e plumbave në Mat, kush ishte...

12:10

Zanatet tradicionale po harrohen, mjeshtrit e punimit...

11:40

Sekuestrohen 3 automjete luksoze në Vlorë, nis...

11:37

Kuvendi i Kosovës konstituohet pa PDK-në, kush...

11:12

Kuvendi i Kosovës konstituohet pa nënkryetarin e...

10:50

Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të...

10:48

Kriza politike në Kosovë, PDK tërheq kandidaturën...

10:37

VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici...

10:19

Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon...

10:11

Rama rikthehet me podcastin “Flasim”: Rezultatet e...

10:02

Gjendet një automjet i djegur dhe armë...

9:55

Kushner: Brenda pak javësh mund të njoftojmë...

9:43

Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin,...

9:15

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve:...

9:01

Elbasani sjell traditën në qendër të qytetit,...

8:44

Zhduket në Detin e Javës anija me...

Më të klikuarat

  • Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për atent...
  • Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do...
  • Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje af...
  • Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë
  • Rama reagon pas protestës për Muzeun Hebraik në Vlorë: Një g...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.