E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhdukur

Një anije pasagjerësh është përmbytur, duke lënë të paktën 129 persona të zhdukur në Indonezi.

Pas incidentit është nisur një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi për gjetjen e personave që ndodheshin në bord.

Autoritetet kanë angazhuar ekipet e shpëtimit për të kontrolluar zonën.

Deri më tani, bilanci mbetet i rëndë, ndërsa 129 persona rezultojnë të zhdukur. Ende nuk janë bërë të ditura të gjitha rrethanat që çuan në përmbytjen e anijes, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.

Reklamë

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.