Artistja Bebe Rexha para disa muajsh ka deklaruar publikisht se vuan nga ç’rregullimi bipolar, që është një sëmundje e rëndë mendore dhe konsiston në luhatje të shpeshta humori.

 

Në fakt që prej publikimit të lajmit dukej se këngëtarja nuk kishte probleme shëndetësore, por fotoja e fundit e publikuar nga ajo në ‘Instastory’ ka shqetësuar shumë ndjekësit e saj. Bebe shfaqet duke qarë dhe me grim kudo në fytyrë dhe sipër fotos shkruan ‘Selfie’.

 

Deri tani nuk dimë se çfarë ka ndodhur me të, por le të shpresojmë që gjithçka të jetë në rregull dhe kjo situatë të kalojë shpejt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *