Artisti i njohur Sherif Merdani ndërroi jetë këtë të diel. Ai u nda nga kjo jetë në moshën 81-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

 

Këngëtari Sherif Merdani ka qenë i dënuar politik për disa vite dhe ka bërë 16 vite burg. Ai njihet si këngëtar i madh shqiptar i muzikës së lehtë shqipe. Ka kënduar sidomos këngë të kompozuara nga Kastriot Gjini.

 

Pas Festivalit të 11-të, si edhe disa kolegë të tij, u përndoq nga diktatura e Enver Hoxhës. Në vitet ’90 ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *