E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Shtohen zonat e mbrojtura: “Statusi i ri shmang dëmtimet nga njerëzit”

Ministria e Mjedisit ka ndërmarrë një iniciativë për të rishikuar statusin e te gjitha zonave te mbrojtura në vend.

 

Qëllimi është rritja e sipërfaqes së zonave që duhen mbrojtur, nga 18.2% që është aktualisht të arrijë në 20 % të të gjithë territorit. Ky vendim ka si synim përcaktimin e kufijve të qartë të territorit ku nuk do të lejohet më ndërhyrja nga dora e njeriut.

 

Reklamë

Rishikimi nuk do të thotë që ne do të zvogëlojë apo pakësojmë sipërfaqen, përkundrazi ne mendojmë ta rrisim atë, duke e çuar në 20 % të sipërfaqes së vendit. Ajo që ne synojmë është saktësimi i kufijve me qëllim mbrojtjen e tyre. Në fund çdo zonë e mbrojtur do të ketë një pasaportë të qartë ku do ti japim përgjigje pyetjes më minimale, pse ky territor duhet të ruhet-thotë Zamir Dedej, drejtor i drejtorisë së zonave të mbrojtura.

 

Por nga ana tjetër, kjo iniciative do ti japë fund edhe një debati të gjerë që ka lindur vitet e fundit, ku një sërë lejesh koncesionare janë dhënë për ndërtimin e hidrocentraleve në zona të konsideruara të mbrojtura.

 

Zonat e mbrojtura nuk do të jenë më fushëbeteja e dhënies së lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve. Jemi dëshmitarë që rreth 40 HEC-e janë dhënë në këto territore për të cilat ne kemi pasur kundërshtimet tona.

 

Aktualisht janë mbi 500 mijë ha sipërfaqe që janë pjesë e një territori që konsiderohet si zonë e mbrojtur, për shkaka të specifikave natyrore që ato ofrojnë.

 

 

Më shumë video

Reklamë