Subscribe

Duke marrë shkas nga rritja rekord e rasteve të reja në ditët e fundit, kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse situata përshkallëzohet, do të jetë e detyrueshme marrja e masave kufizuese. Në një komunikim me gazetarët, Rama tha se është momenti që masat në fuqi të zbatohen siç duhen.

 

“Natyrisht që ne jemi shumë të motivuar që të bëjmë gjithçka si duhet, në mënyrë që të mos detyroihemi të kthehemi tek masat e forta kufizuese, por për këtë duhet motivim i gjithësecilit. Ky është një moment për një përgjegjësi maksimale qytetare. Faktikisht, ajo që po konsiderohet kudo si një tjetër valë infektimesh dhe që u vu re në numra që u rritën në mënyrë dramatike pak kohë më parë në vendet e Evropës, por reflektohet tani edhe këtu. Masat që janë në fuqi janë masa që në këndvështrimin e ekspertëve të Komitetit Teknik funksionojnë, por që të funksionojnë ashtu siç duhet, duhen zbatuar ashtu siç duhet. Në javët e fundit vihet re një rënie e angazhimit të qytetarëve, duke nisur nga vendosja e maskës kudo jashtë shtëpisë, duke vazhduar me zbatimin e rregullave të vendosura për njësitë tregtare dhe me lokalet apo edhe politikanët. Këtu dua të bëj shumë të qartë që nuk janë vetëm politikanët e partive të tjera, por edhe ata që janë pjesë e partisë që unë drejtoj, që shkelin rregullat. Ne nuk jemi të shqetësuar për stabilitetin e sistemit tonë shëndetësor, por nëse nuk veprojmë tani, nëse nuk reagojmë me përgjegjshmëri tani, nëse nuk bëjmë tani detyrën, atëherë situata rrezikon seriozisht të përkeqësohet, numri i infektimeve të rritet dhe barra e ngarkesës mbi sistemin shëndetësor të rëndohet. Kjo është e shmangshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *