Subscribe

Muzeu kombëtar “Shtëpia me Gjethe” është kthyer ne nje pike referimi per te huajt. Turistet shfaqin interes per te njohur te shkuarën komuniste dhe veçanërisht te fshehtat e ish-sigurimit te shtetit. Vendin e pare sa i takon numrit te vizitoreve e zëne turistet franceze.

 

E dija dhe me pare që Shqipëria per shume kohe ka qenë ne komunizëm, por nuk di shume mbi këtë periudhe ndaj mu duk mjaft interesante që të vizitoj bashke me familjen këtë muze, që ka funksionuar si njësi përgjimi. Më duket shume interesante mënyra se si merreshin informacionet, teknalitetet, dhe pajisjet që janë përdorur. Pas kësaj vizite do lexoj me shume për këtë histori.

 

Mbi muzeun e Gjetheve kam lexuar përmes guidave, u intrigova per teknikat, mënyrën e funksionimit te kësaj baze dhe sa shume kete te fundit ishin përfshire ne jeten e njerëzve. Dhe vendosa ta vizitoja, per t’u njohur me shume me te shkuarën, por disa pjese ishte te përkthyera shkurtimisht ne anglisht, dhe do ishte fantastike sikur nje pjese e letrave që janë vetëm ne shqip, te ishin te përkthyera dhe ne anglisht.

 

Gjithçka e ekspozuar ne muze, duke nisur me aparaturat e përdoruar nga ish-sigurimi i shtetit per te përgjuar, laboratorë fotografike dhe materiale te shumta raportimi mbi çështje te ndryshme, kane intriguar te huajt, që duan te dine me shume per këtë pjese te historisë se Shqipërisë.

 

E pame ne internet, muzeun me gjethe dhe vendosem që ta vizitonim. Ky muze tregon shume per historinë e shkuar te Shqipërisë dhe unë personalisht isha i interesuar per pajisjet teknike që jane përdorur. Ajo që më impresionoj me shume, ishte se sa shume njerëz ishin punësuar për shërbimin sekret.

 

Unë vij nga Londra dhe e njoh historinë e regjimit komunist ne Shqipëri, ndaj bashke me familjen vendosem që ta shohim nga afër dhe te kuptonim me shume per teknikat e përdorura dhe gjithçka tjetër. Per me tepër dua që fëmijët ti edukoj mbi historinë para ’91. Interesante ishin pajisjet, kamerat e fshehta brenda xhaketave.

 

Por libri i përshtypjeve, nga vizitoret, është tjetër detaj interesant ne muzeun e “Shtëpisë me gjethe”. Ai tregon se interesi per te shkuarën komuniste te Shqipërisë nuk mungon as nga te rinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *