Policia greke arrestoi një shtetas shqiptar, i akuzuar për trafikimin e lëndëve narkotike.

 

Sipas mediave greke, shqiptari, ende i paidentifikuar, ka trafikuar një sasi prej 35 kg e 880 gram marijuanë. Lënda narkotike u sekuestrua në Igumenicë.

 

Marijuana ishte fshehur në prapakoplin e makinës. Efektivët ushtruan kontroll edhe në shtëpinë e shqiptarit në Athinë, ku gjetën një sasi të paidentifikuar kristali me peshë 103.6 gram dhe një peshore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *