Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

Nis protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen tek sheshi “Skënderbej”,...

Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një...

Braçe në Kuvend: Në protestë ka shumë qytetarë, ashtu...

Garda Revolucionare e Iranit kërkon tërheqjen e ushtrisë izraelite...

Hezbollahu kundërshton armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit

Hita për vrasjen e efektivit në Maliq: Arma kallashnikov...

Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të...

Debat në Parlament për “Zvërnecin”, Berisha: Rama anti miting...

Vrasja e efektivit të policisë në Maliq, Hita: Hetim...

I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagosi një...

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

17 Qershor 16:43

Shqipëria dhe Serbia janë dy prej vendeve të rajonit që kanë nisur t’i evakuojnë qytetarët e tyre prej Izraelit, pas përshkallëzimit të konfliktit të këtij shteti me Iranin.

Kosova nuk dihet nëse e ka larguar ndonjë shtetas të vetin nga Izraeli. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme për informacion, por nuk ka marrë përgjigje.

Ministri për Evropën dhe Çështje Evropiane i Shqipërisë, Igli Hasani, ka bërë të ditur se pesë shtetas shqiptarë, që kanë qenë në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar përmes Egjiptit.

“Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri”, ka bërë të ditur Hasani përmes një postimi në Facebook.

Shqipëria nuk ka marrëdhënie diplomatikeme Iranin prej vitit 2022, pas një sulmi kibernetik për të cilin Tirana e pati fajësuar Teheranin.

Kryeministri serb, Gjuro Macut nuk e ka bërë të ditur numrin e saktë të qytetarëve serbë që janë larguar, por vetëm ka deklaruar se “disa janë evakuuar”.

Ai ka thënë se Qeveria po vazhdon të zbatojë masa tjera për shtetasit serbë që janë ende në Iran dhe Izrael.

“Qeveria është duke monitoruar dhe duke marrë të gjithë masat e nevojshme për t’i mbrojtur shtetasit serbë që janë tani në Izrael dhe Iran”, është thënë përmes një komunikate.

Një pjesë e mirë e shteteve në botë i kanë udhëzuar qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë drejt Izraelit dhe Iranit prej nisjes së konflikt të drejtpërdrejtë mes tyre më 13 qershor.

Atë ditë, Izraeli ka nisur sulme në qendrat ushtarake dhe bërthamore të Iranit, duke thënë se synon t’ia pamundësojë Iranit posedimin e një arme bërthamore, meqë e konsideron rrezik për ekzistencën e vet.

Sulmet kanë vrarë të paktën 224 njerëz në Iran, përfshirë figura të larta ushtarake dhe shkencëtarë bërthamorë.

Irani është hakmarrë duke nisur mbi 370 raketa dhe qindra donë në Izrael.

Deri më tani është raportuar për 24 persona të vrarë. Ushtria izraelite ka thënë se Irani ka nisur raketa të reja të martën dhe shpërthimet janë dëgjuar në veri të Izraelit./REL

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Iran Izrael Serbia shqiperia Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Nis protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen tek sheshi “Skënderbej”, marshim drejt Kryeministrisë

më shumë...

Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut

më shumë...

Braçe në Kuvend: Në protestë ka shumë qytetarë, ashtu siç ka edhe përfitues politikë

më shumë...

Garda Revolucionare e Iranit kërkon tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Libani

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

6:33

Nis protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen tek...

6:03

Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin...

5:54

Braçe në Kuvend: Në protestë ka shumë...

5:33

Garda Revolucionare e Iranit kërkon tërheqjen e...

5:19

Hezbollahu kundërshton armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit

4:45

Hita për vrasjen e efektivit në Maliq:...

4:26

Trump: SHBA do të largojë uraniumin e...

4:25

Debat në Parlament për “Zvërnecin”, Berisha: Rama...

4:17

Vrasja e efektivit të policisë në Maliq,...

4:06

9 spektakle qiellore që do ju mahnitin...

3:30

I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe...

3:12

Mbrojtja e shëndetit të grave, kontrolle falas...

3:05

Mbeti i plagosur nga operacioni në Maliq,...

2:53

Gogu: Drejtësia po hyn në fazë të...

2:47

Protestë për “Zvërnecin” në Kosovë, tubimi përpara...

2:07

SPAK zgjat hetimet për Ballukun, sekuestrohet një...

1:57

Lamallari viziton në spital policin e plagosur:...

1:53

Dhoma e përfaqësuesve kundër luftës, katër republikanë...

1:34

Presidenti Begaj pret homologun lituanez në Tiranë:...

1:23

Bordi rrit çmimin e naftës, ja me...

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminal...
  • I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagos...
  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, ven...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.