Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar një lajm të shkëlqyeshëm nxjerrjen e Klajdi Qatos nga rrënojat në Durrës.

 

Në një postim në Facebook, Meta shpreh falenderime të veçanta për forcat tona të shpëtimit dhe ekipin e specializuar grek që punuan pa u lodhur për të nxjerrë Klajdin të padëmtuar.

 

Presidenti thekson se përpjekjet për shpëtimin e jetëve njerëzore duhet të vijojnë mme qëllim shëpëtimin e jetës së çdo shqiptari.

 

“Sapo mora një lajm të shkëlqyer në Thumanë: Mbas 21 orësh, luftë e përpjekjesh nën rrënoja, Klajdi 24-vjeçar në Durrës, shpëtoi mrekullisht! Falenderime të veçanta për forcat tona të shpëtimit që punuan pa u lodhur, veçanërisht dhe ekipit të specializuar të Greqisë, që dha një kontribut shumë të çmuar dhe profesional për të garantuar daljen e Klajdit nga rrënojat, pa asnjë dëmtim dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira. Shumë faleminderit dhe Klajdit, i cili luftoi plot kurajo! Duhet të vazhdojmë me kurajo dhe shpresë për të shpëtuar jetën e çdo shqiptari nën rrënoja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *