Tre persona kanë ënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi shpërndanin drogë në doza të vogla.
Sipas policisë të ndaluarit janë shtetasit me iniciale V. P., 23 vjeç, O. R., 34 vjeç dhe A. M., 24 vjeç.
Ndalimi i tyre është bërë në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”, Himarë ku pas kontrollit të ushtruar, poshtë sediljes së shoferit janë gjetur 39 qese të vogla farmaceutike, të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa.





