Subscribe

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një ndërtese dykatëshe rreth 200 vjeçare në qendër të qytetit te Shkodrës.

 

Zjarri ra në katin e parë të godinës që shërbente si lokal dhe në një kohë të shkurtër, flakët shkrumbuan gjithçka ndodhej brenda.

 

Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të konstruktit prej druri në pjesën e çatisë.

 

Kalimtarët e rastit lajmëruan menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policinë.

 

Fatmirësisht në momentin e zjarrit, ne ndërtesë nuk ka patur persona brenda, edhe për shkak se ne katin e dytë nuk banonte njeri. Por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

 

Policia  dyshon se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohet zjarrvenia e qëllimshme per të krijuar një shesh të lirë për ndërtimin e një pallati.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *