Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër personi në Itali, duke e çuar në 3 numrin e viktimave nga kjo sëmundje në vendin fqinj. Dyshohet se një grua nga Ceremona, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur për mediat, vuante edhe nga kanceri në mushkëri.

 

Një person ka humbur jetën më herët në Veneto dhe një tjetër në Lombardi, ndërsa po vijon testimi i njerëzve të afërm dhe atyre që kanë pasur kontakt me viktimat që kanë ndërruar jetë në vendin fqinj. Numri i rasteve të identifikuar ka shkuar në 150, 112 prej të cilave janë në Lombardi.

 

Autoritetet bëjnë me dije se 26 prej të infektuarve janë nën kujdesin intensiv të mjekëve për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

 

Masat e urgjencës të vendosura nga qeveria kanë sjellë mbylljen e shkollave, kopshteve dhe zyrave, ndërsa në 11 komuna që konsiderohen si të rrezikshme, u ndalohet hyrja dhe dalja e banorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *