Studentët e Ekonomikut kanë larguar nga protesta deputetin demokrat Luçiano Boçi.

 

Deputeti i PD mbërriti në protestën e studentëve me argumentin se kishte shkuar aty për të larguar policinë e cila ishte jashtë ambienteve.

 

Por pavarësisht këtij qëndrimi studentët me thirrjet “Ik, ik! Largohuni” nuk e pranuan mbështetjen e deputetit të PD.

 

“Vazhdoni jashtë, na mirëkuptoni.Ju lutem vazhdoni jashtë.Nuk ndihemi të përfaqësuar nga asnjë deputet i Kuvendit.”, u shprehën studentët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *