Subscribe

Ministria e Shëndetësisë informon se në Shqipëri janë shënuar 13 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 89.

 

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha në një dalje për mediat se nga totali i të prekurve 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra.

 

Tre pacientët e parë kanë lënë aktualisht spitalin dhe po qëndrojnë në vetëkarantini edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.

 

Ndërkohë, numri i të shtruarve në Infektiv shkon në 43. Në terapi intensive ndodhen 4 pacientë, ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

 

“13 persona rezultuan pozitiv ne 24 orët e fundit nga 33 persona të testuar. Të prekurit janë 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça. Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç.”

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive sipas qyteteve:

 

  • Tiranë 63 qytetarë

 

  • Durrës 6 qytetarë

 

  • Lushnje 2 qytetarë

 

  •  Elbasan 2 qytetarë

 

  • Fier 8 qytetarë

 

  • Rrogozhinë 2 qytetarë

 

  • Kavajë 3 qytetarë

 

  • Korcë 3 qytetarë

 

“Qytetarët duhet të vazhdojnë të vetëizolohen dhe të shmangin sa më shumë kontaktet. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë. Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *