Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Bruksel.
Një 44-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri katër herë nga një person i maskuar me kapuç.
Lexo edhe :
Related Posts
Shqiptari u qëllua me katër plumba, shkruajnë mediat belge. I plagosuri ndodhet aktualisht në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Burime bëjne me dije se 44-vjeçari është në gjendje kritike për jetën, ndërsa është publikuar momenti kur autori qëlllon me plumba shqiptarin.
“Policia u thirr pas incidentit në tarracën e një kafeneje, në rrugën Joseph Brand në Schaerbeek, të dielën më 28 prill rreth orës 22:30. Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një person të plagpsur me armë zjarri. Viktima ishte në rrezik për jetën” , thuhet në deklaratën e policisë.
/vizionplus.tv/