E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shisnin drogë në berberhane, dy të arrestuar në Kavajë

Dy persona janë arrestuar në Kavajë, pasi shisnin lëndë narkotike në një berberhane në lagjen nr. 6.

Pas një hetimi të kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit Xh. Ll., 28 vjeç dhe Muhamed Sinka, 28 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Në subjektin (berberhane) në pronësi të shtetasit Xhavit Llulla, shërbimet e Policisë gjetën një sasi kokaine, të ndarë në dhjetëra doza, me qëllim shitjen, si dhe 1 peshore elektronike që shërbente për këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë