684 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Britaninë e Madhe, duke e çuar në total në 3.605 numrin e viktimave.

 

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur këtë të premte se 38,168 persona kanë rezultuar pozitivë ne testin për COVID-19.

 

Numri i vdekjeve në secilin prej shteteve: Skoci- 172 viktima; Uells 141 viktima; Angli:  3,302 viktima; Irlanda e Veriut: 48 viktima.

 

Autoritetet në Angli thanë se viktimat e reja të konfirmuara janë të moshës mes 24 dhe 100 vjeç. 34 prej pacientëve që i përkasin moshës 27 deri në 92 vjeç nuk rezultojnë të kenë probleme të tjera shëndetësore.

 

Ndërkohë që numri i vdekjeve dhe rasteve po rriten ndjeshëm, kryeministri Boris Johnson lajmëroi se nuk do të dalë nga vetizolimi të premten sepse kishte ende temperaturë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *