Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu ka denoncuar faktin se në aeroportin e Rinasit po valviten flamujt kinez dhe jo ata të Bashkimit Europian.

 

Në një postim në “Facebook”, Shehu ngre shqetësimin se po cënohet prespektiva europiane ndërsa akuzon qeverinë se po i kundërvihet aleatëve perëndimorë.

 

“Me kokefortesi po cenohet sovraniteti e imazhi i yne kombetar, perspektiva e jone europiane, sikur te ishim nje “Republike Bananesh”. Vazhdojne te valviten flamujt gjigand kineze ne pozicionin me prezantues te Shqiperise, aty ku paraqitet sovraniteti e “fytyra” e jone, ne hyrje- dalje te Rinasit. Pra ky nuk eshte thiesht nje “lapsus”, por eshte nje strategji e qarte Rilindase, qe cenon sovranitetin, interesat tona kombetare, te ardhmen tone perendimore. Eshte edhe nje mesazh sfide dhe arrogance ndaj Brukselit e Washingtonit, kerkesave e politikave te tyre strategjike. Eshte nje kundervenie ndaj partnereve tane te rendesishem, duke filluar nga  Gjermania. Aty ku duhet te valviteshin vetem flamuri i yne kombetar me ate te BE, rregull absolut ky jo thjesht dinjiteti, qendron si ne kohen e Enver-Maos flamuri kinez, gje qe ka ngjallur habi dhe indinjate edhe te partneret tane. “Shtetaret”, deputetet, drejtuesit e Ministrise se Jashteme, te Transpoteve, te Protokollit te Shtetit e institucioneve te tjera pergjegjese qe heshtin, a nuk e shikojne kete palacollek, apo kalojne vetem nga VIP-i!? Fotot jane te sotme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *