Ish-deputet i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, është shprehur se ngrirja e kontrasës së rrugës Milot-Balldren nga qeveria ja ardhur pas denoncimeve të opozitës.

 

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ish deputeti Shehaj, ka theksuar se kontrata për rrugën Milot-Balldren ishte një mashtrim i madh, të cilin PD e ka paralajmëruar për muaj me radhë.

 

“Mashtrimi i paralajmeruar i Milot-Balldrene. Qeveria pranoi nje dite me pare se kompania koncesionare e rruges Milot-Balldrene nuk i plotesoi kushtet e kontrates koncesionare, pasi arriti te siguroje parate per ta ndertuar rrugen. Ky eshte nje mashtrim qe Partia Demokratike e ka paralajmeruar me shume se 6 muaj me pare, qe kur Ministria e Infrastruktures e dorezoi per miratim ne Kuvend kontraten se bashku me shtojcat financiare.

Qe ne ate kohe denoncuam se Milot-Balldren ishte nje kontratë mashtruese, ku kompania ANK merrte përsipër të paguante 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ne bilanc kishte gjithsej vetëm 4 milionë euro kapital. Qe ne fillim thame se e gjithe skema financiare e kontrates ishte nje mashtrim i madh, i ngritur per te tentuar nje afere gjigande korrupsioni. Por sot farmiresisht kjo mega afere ka deshtuar. Sepse edhe bankat e pane qarte qe kontrata e koncesionit kishte pasaktesi dhe tregues te falsifikuar financiar.

Kjo eshte arsyeja se pse kontrata korruptive me vlere 360 milione euro u zhbe, per fatin e mire te te gjithe qytetareve shqiptare. Nuk e anulloi qeveria por denoncimet e opozites dhe distancimi i bankave nga skemat mashtruese te korrupsionit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *