Shtetet e Bashkuara të Amerikës  vendosën veton kundër një rezolute për një armëpushim  të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës.

 

Rezultati i votimit ishte 13-1  në Këshillin e Sigurimit i  përbërë nga 15 anëtarë, ndërsa Britania e Madhe abstenoi. Ndërkohë Franca dhe Japonia votuan në favor të rezolutës.

 

Votimi   e zhvendosi përgjegjësinë më shumë tek Shtetet e Bashkuara që po e mbrojnë Izraelin teksa kërkesat për t’i ndaluar sulmet ajrore që  kanë vrarë mijëra civilë palestinez vetëm janë shtuar.

 

Sipas  Zëvendës ambasadorit  amerikan në OKB , Robert Wood ndalimi i luftimeve thjesht do të  përgatiste Hamasin për vijimin e luftës.

 

“Derisa Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm një paqe të qëndrueshme, në të cilën Izraeli dhe palestinezët mund të jetojnë në paqe dhe siguri, ne nuk i mbështesim thirrjet për armëpushim të menjëhershëm”

 

Pas vetos së SHBA-së në Këshillin e Sigurimit një paralajmërim ka ardhur këtë të shtunë nga  Irani , për shpërthimin e një krize në Lindjen e  Mesme.

 

“Për sa kohë që Amerika mbështet krimet e regjimit sionist dhe vazhdimin e luftës, ekziston mundësia e një shpërthimi të pakontrollueshëm të situatës në rajon”, tha ministri i Jashtëm iranian.

 

Ushtria Izraelite i ka vrarë më shumë se 17.400 palestinezë në Gaza – 70% gra dhe fëmijë – dhe ka plagosur mbi 46.000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin palestinez./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *