Shtetet e Bashkuara kane ndërmarrë nje sulm me raketa ndaj nje baze ajrore ne Siri, ne kundërpërgjigje te sulmit te se martës me arme kimike te qeverise se Al-Asad.

 

59 raketa tomahok u lëshuan nga dy luftanije amerikane ne Mesdhe, duke shkaktuar gjashte viktima.

 

Ky është veprimi i pare direkt ushtarak amerikan ndaj forcave siriane.

 

Kremlini, qe mbështet Bashar Al-Asadin, e ka dënuar ashpër bombardimin. Por presidenti Trump i cili dha direkt urdhrin per goditjen, u shpreh se kishte vepruar ne mbrojtje te interesave amerikane per te parandaluar përdorimin e armeve kimike.

 

“Diktatori Bashar Al Assad me sulmet e tij te tmerrshme mori jete te pafajshme, jete civilësh, jete fëmijësh, jete foshnjash. Ai është nje kërcenim per te gjithë ne. Prandaj sot unë u bej thirrje kombeve te civilizuara te na bashkohen, per t’i dhënë fund kësaj masakre dhe përgjakje te mëtejshme te Sirisë dhe per t’i dhënë fund terrorizmit te te gjitha llojeve.”   

 

Zedhenesi i presidentit Putin e quajti veprimin “një akt agresioni ndaj nje shteti sovran dhe nje shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare. Presidenti Putin mblodhi Këshillin e Sigurisë dhe e cilësoi aktin goditje të rëndë për raportet dypalëshe. Moska pezulloi menjëherë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për sigurinë e fluturimeve amerikane dhe ruse mbi Siri dhe njoftoi se do të forcojë mbrojtjen antiajrore të Sirisë. Sipas Kremlinit, ky akt do të ketë pasoja të pashmangshme negative në përpjekjet e përbashkëta për të luftuar terrorizmin.

 

NATO ka reaguar, duke theksuar se nje sulm me arme kimike ndaj civileve është nje akt qe nuk mund te kaloje pa përgjigje. Te gjitha vendet perëndimore, e po ashtu edhe Tirana zyrtare, e kane përshëndetur këtë veprim, sipas tyre totalisht te përligjur, te presidentit amerikan. Ndërsa Vatikani ka reaguar kundër, duke theksuar se ne asnjë rast, lufta nuk duhet te jete nje opsion.

 

Te paktën 80 civile, nga te cilët 20 fëmijë, humben jetën nga sulmi me arme kimike ne provincën e Idlibit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *