Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
07 June 2026
Vizion fokus

“Flamingot do marrin arratinë”, Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit:...

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset me viza

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu! Maran e...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Levan, tre...

Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët nga vendet...

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin...

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e...

SHBA, guvernatori Kemp figurë me ndikim tek republikanët

9 Janar 21:01

Pasi fitoi ndaj një sfiduesi republikan të mbështetur nga zoti Donald Trump dhe kundërshtares demokrate Stacey Abrams duke u rizgjedhur në postin e guvernatorit të Xhorxhias, republikani Brian Kemp po kërkon të zgjerojë ndikimin gjatë mandatit të dytë, duke lënë pas modelin e shfaqur gjatë fushatës së parë si një politikan nga rrethinat i apasionuar ndaj armëve, makinave dhe kundër imigracionit.

 

Gjatë fjalimit të fitores së zgjedhjeve në nëntor, zoti Kemp shfaqi një vizion të ri konservator për republikanët, larg modelit të zotit Trump. Republikani Kemp mundi kundërshtaren demokrate Abrams, me një rezultat më të thellë sesa në zgjedhjet e vitit 2018.

 

“Këto zgjedhje dëshmojnë se kur republikanët përqendrohen tek zgjidhjet e problemeve duke i dhënë përparësi popullit, mund të fitojmë tani por edhe në të ardhmen”, tha zoti Kemp.

 

Republikani Kemp u zotua se do të qëndronte i angazhuar në betejë duke ndërmarrë hapa konkrete. Ai vazhdoi angazhimet e tij politike dhe përkrahu fushatën e kandidatit të mbështetur nga zoti Trump për Senatin amerikan, Herschel Walker, ndërsa formoi një komision federal veprimi që i mundëson guvernatorit të ndikojë në garat për Kongres dhe president.

 

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për Senat në vitin 2026 apo për Shtëpinë e Bardhë.

 

Fitorja e zotit Kemp mund të ofrojë një plan për republikanët në shtetet konkurrente pasi në vitin 2022 votuesit refuzuan shumë nga kandidatët e mbështetur nga zoti Trump.

Është një qasje më pak e bujshme, që synon joshjen e të pavarurve dhe të moderuarve, ndërkohë që gjithashtu arrin objektivat e politikës konservatore.

 

“Nëse republikanët duan të fitojnë në të ardhmen, mendoj se shumë prej tyre do të kërkojnë këshilla nga guvernatori Kemp, dhe do të përpiqen të përsërisin atë që bëri ai këtu (Xhorxhia)”, tha Cody Hall, këshilltare politike e zotit Kemp.

 

59 vjeçari Kemp më përpara është marrë me tregun e zhvillimit të pasurive të paluajtshme, ka shërbyer në senatin e Xhorxhias dhe në vitin 2010 u emërua sekretar shteti nga guvernatori Sonny Perdue. Tetë vite më pas, zoti Kemp mundi kandidatin tradicional republikan duke marrë emërimin e republikanëve për guvernator të Xhorxhias ndërsa mbështetja e zotit Trump i dha vrull fushatës së tij, e cila ishte e përqendruar tek të drejtat e armëmbajtjes dhe kundër imigracionit të paligjshëm.

 

Pasi republikani Kemp mposhti demokraten Abrams në zgjedhjet e vitit 2018 me vetëm 1.45% ajo e akuzoi atë se kishte përdorur postin e sekretarit të shtetit për të eleminuar votat e demokratëve. Një gjykatë federale hodhi poshtë pretendimet ligjore që vinin në dyshim veprimet e zotit Kemp.

 

Gjatë mandatit të parë, zoti Kemp shënoi arritje të mëdha konservatore, përfshirë kufizime të rrepta për abortin në vitin 2019. Ai e mbajti premtimin për rritjen me 5 mijë dollarë të rrogës së arsimtarëve të shkollave publike, përpjekje këto për të fuqizuar mbështetjen e klasës së mesme mes parashikimeve për një tjetër përballje me demokraten Abrams./voa

Posted Under:
Aktualitet Bota Kryesoret
Tagged:
kemp Republikanet SHBA

Nga e njëjta kategori

“Flamingot do marrin arratinë”, Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Lanë mbrapa mbeturina

më shumë...

Paola Avdulaj shpallet më e bukura e Shqipërisë, rrëmben kurorën e “Miss Shqipëria 2026”

më shumë...

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

më shumë...

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:26

“Flamingot do marrin arratinë”, Rama ironizon protestuesit...

8:18

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Kosova voton sot

8:12

Moti sot në vend, reshje shiu në...

11:14

Paola Avdulaj shpallet më e bukura e...

10:50

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në...

10:45

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

10:20

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset...

10:18

Mbajtja nën kontroll e diabetit dhe rënia...

9:57

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu!...

9:50

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

9:07

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë...

9:02

Nis finalja e “Miss Shqipëria 2026”, ndiqeni...

8:34

Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët...

8:31

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”,...

7:51

Dasma e vitit! Dua Lipa dhe Callum...

7:25

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro...

7:07

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në...

6:38

Miqësorja me Luksemburgun, ja si do të...

6:16

Dita e 7-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:00

Berisha: Të rinjtë janë ata që do...

Më të klikuarat

  • “Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...
  • “Ai nuk del nga vetja, publiku e ka dashur në çdo rol&...
  • Paola Avdulaj shpallet më e bukura e Shqipërisë, rrëmben kur...
  • Alarm në Tiranë, 35-vjeçari prej 3 ditësh i zhdukur, familja...
  • VIDEO/ Protesta shtrihet në Diasporë, shqiptarët mbushin she...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.