Pas thirrjes se kryedemokratit Lulzim Basha për shtimin e numrit të testeve dhe ndihmës së SHBA që do t’i mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testime, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

 

Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë shprehet se ndihma e SHBA-ve për ta adresuar ndihmën bujare në funksion të stokut të testeve është një reagim pozitiv, por sipas tij, kjo s’do të thotë që numri i testeve që bëhen kushtëzohet nga stoku.

 

“Patjetër na lumturon reagimi pozitiv i SHBA për ta adresuar ndihmën bujare në funksion të stokut të testeve!Po kjo s’dmth fare se numri i testeve që bëhen kushtëzohet nga stoku.Nqs Komiteti Teknik do thoshte 2000 teste në ditë do kishte 2000 në ditë! LBPD vazhdon ia fut kot.PIKË!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *