Serbia, nga 1 qershori, do t’i rihapë kufijtë për shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Lajmi u be i ditur nga Ministri i Jashtem, Dacic.

Kufijtë në rajon janë mbyllur qysh në mes të muajit mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Daçiq tha se kufizimet për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian do të mbeten në fuqi së paku deri më 15 qershor.

Duke folur për mediat serbe, Daçiq tha se këto janë qëndrimet e Serbisë dhe se hyrja e qytetarëve serbë në vendet e tjera do të varet nga rregullat që i kanë ato vende.

Ai po ashtu tha se Serbia, që nga fillimi i pandemisë, ka riatdhesuar rreth 15,000 qytetarë të saj nga vende të ndryshme të botës.

Ata janë kthyer me fluturime humanitare, tha Daçic.

Serbia është vendi më i prekur nga koronavirusi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Mbi 10,000 njerëz janë infektuar atje, ndërsa kanë vdekur 220.

Javën e kaluar, Kuvendi i Serbisë ka votuar për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend, e cila është vendosur më 15 mars, si masë për frenimin e koronavirusit./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *