Subscribe

Demenca, sëmundja qe te merr kujtesën, eshte kthyer ne shqetësim jo vetëm per popullsinë shqiptare, por ne mbare vendet e botes.

 

E njohur si sëmundja e moshës se trete, demenca ka filluar te preke edhe moshat me te reja per shkak te stilit te jetesës dhe mënyrës se ushqyerjes.

 

Shefja e shërbimit te neurologjisë Jera Kruja tregon se personat mbi 60 vjeç, kryesisht ata qe vuajnë nga diabeti dhe hipertensioni, jane me te rrezikuar per t’u prekur nga humbja e memories, ndërsa gjysma e 80-vjeçareve ne vendin tone vuajnë nga demenca.

 

Mjeket me te mire te neurologjisë ne Europe  te mbledhur ne nje konference ne Tirane tregojnë se per demencen nuk ka medikamente per ta trajtuar. Dieta ushqimore dhe aktiviteti fizik jane mënyrat per te ndaluar humbjen e kujtesës.

 

“Tani për tani nuk ka një trajtim që të jetë efektiv për demencën, pra nuk ka një medikament që ta trajtoj tërësisht atë. Por ne si mjek neurolog kemi arritur në përfundimin se mund të bëjmë diçka për parandalimin e saj dhe për këtë rekomandojmë  personat të mbajnë një dietë të shëndetshme, 5 ditë të javës të kryejnë aktivitete fizike, të mos pinë duhan dhe të mbajnë nën kontroll hipertensionin.”

 

Demenca nis me humbjen e pjesshme te kujtesës, vështirësi ne te menduar deri ne mosnjohjen e vetes dhe personave te afërm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *