Rreth 4 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si heroine është bllokuar në portin e Durrësit.

 

Lënda narkotike me destinacion Italinë u kap në një kamion i cili do te nisej me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari drejt vendit fqinj.

 

Mësohet se lënda  narkotike ishte fshehur në një cantë dore në brendësi të kabinës së kamionit. Policia pas zbulimit të lëndës narkotike bmka ndaluar drejtuesin e kamionit, i cili dyshohet të jetë dhe poseduesi.

 

Ai po meret në pyetje  me qëllim zbulimin e vendit  të origjinës dhe destinacionin e lëndës narkotike si dhe personat e tjerë të implikuar në këtë rrjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *