Subscribe

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko vlerësoi se pavarësisht vështirësive ekonomia shqiptare në tërësi ka një trend pozitiv rritjeje.

 

Në një dalje për mediat, Sejlo tha prodhimi I brendshëm bruto është rritur me 2.3% dhe se kredia në sektorin privat ka njohur rritje.

 

“Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se pavarësisht vështirësive, rritja ekonomike ka trend pozitiv. Kjo bazohet në uljen e papunësisë dhe politikat e duhura të aplikuara në ekonomi. Ekonomia shqiptare po njeh rritje pozitive. Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur me 2.3 për qind. Kredia në sektorin privat ka njohur rritje.Tregjet financiare kanë pasur norma të ulëta financiare. Kanë rënë kreditë e këqija në rang vendi. Banka e Shqipërisë sheh rritje të ekonomisë në një kohë-zgjatje afat-mesëm. Normalizimi i politikës monetare pritet që të bëhet në mënyrë graduale.”

 

Sejko ka komentuar gjatë deklaratës edhe letrën e kreut demokrat drejtuar bankave për mos pranimin e projekteve qeveritare me partneritet public-privat.

 

“E kemi theksuar se ne si Bankë e Shqipërisë kemi bërë të gjitha kontrollet ndaj bankave të nivelit të dytë. Ne kemi vendosur rregullore për bankat e nivelit të dytë, si dhe ka rregullore edhe për të gjitha partneritetet mes shtetit dhe PPP. Lidhur me pastrimin e parasë, Banka e Shqipërisë ka rregulloren e saj. Edhe bankat vetë kanë ligje strikte për të parandaluar krime të tilla. BSH ka rolin e mbikëqyrjes. Ne si BSH do të mbikëqyrin vazhdimisht proceset, sikundër edhe institucionet që kanë këtë rol”,

 

Sejko më tej ka komentuar edhe mbylljen e aktivitetit të lojërave të fatit. Sipas guvernatorit Sejko mbyllja e tyre ka pasur një efekt të vogël negative në ekonomi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *