Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu: Kjo nuk...

Noka-Spahiut: Klodiana, mos firmos, do shkosh në burg

Protesta jashtë Kuvendit, qëllohet me vezë e domate drejt...

Noka: Ky parlament nuk meriton të ekzistojë, meriton të...

Berisha takon kongresmenin Keith Self: Korrupsioni, trafiku i drogës...

Tensione para Kuvendit! Protestuesi thyen perimetrin e sigurisë dhe...

Bardhi: Do votoj ligjin e Ramës që fut në...

Bardhi: Qeveria po përgatit KAYO-n edhe në shëndetësi, socialistët...

Sesioni i ri parlamentar, Peleshi vendos objektivat

Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë, ja kush...

Hita mbledh strukturat e Policisë në 4 qarqe: Të goditen grupet kriminale!

8 Shtator 17:21

Intensifikimi i masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, rritja e parametrave të sigurisë publike dhe asaj rrugore, marrja e masave për sigurinë në shkolla, etika dhe shërbimi ndaj qytetarëve, në fokus të takimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me strukturat e Policisë në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Lezhë.

Drejtori i Përgjithshëm Drejtues Madhor Skender Hita ka vijuar takimet me strukturat vendore dhe ato të kufirit, në kuadër të intensifikimit të masave për sundimin e ligjit në territor.

Gjatë takimeve në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Lezhë, Drejtor Hita u ndal te situata kriminale, kryesisht te krimet e rënda, si dhe te kultivimi dhe trafikimi i narkotikëve.

Hita kërkoi që Policia Kriminale të angazhohet maksimalisht në drejtim të sigurimit të informacionit dhe më pas të veprohet ndaj elementeve që qarkullojnë me armë zjarri, armë të ftohta, lëndë eksplozive, lëndë narkotike, si dhe ndaj atyre që kultivojnë bimë narkotike.

Drejtori theksoi se kjo situatë duhet të ndryshojë menjëherë, qoftë për krimet e rënda, ashtu edhe për kultivimin e kanabisit.

Drejtor Hita: “Të punohet me hetime proaktive për të evidentuar dhe goditur grupet kriminale dhe të intensifikohet puna hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.”

Gjithashtu, Drejtori u ndal te siguria rrugore, e cila është shqetësuese, pasi, pavarësisht angazhimit maksimal të Policisë Rrugore me të gjitha mjetet inteligjente në dispozicion, përsëri çdo ditë konstatohet një numër i madh shkeljesh, të cilat janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ndal gjatë edhe te siguria në shkolla, pasi për pak ditë nis viti i ri shkollor dhe Policia e Shtetit duhet të bëjë gjithçka për sigurinë e nxënësve, jo vetëm për sigurinë fizike, por edhe për sigurinë ushqimore, në bashkëpunim me AKU-në, sigurinë kibernetike dhe sigurinë rrugore, me qëllim që nxënësit të ndihen të mbrojtur dhe të sigurt.

Në vijim, etika në komunikim, zbatimi i ligjshmërisë dhe ndjekja në dinamikë e adresimeve të qytetarëve ishin të tjera tema diskutimi me strukturat policore, për të cilat Drejtor Hita kërkoi më shumë angazhim nga shefat e komisariateve dhe drejtorët e qarqeve.

Drejtori kërkoi gjithashtu që shefat e komisariateve dhe drejtorët të presin qytetarët që kanë probleme, t’ua hapin telefonin dhe t’u japin zgjidhje shqetësimeve që ata kanë dhe që janë në kompetencë të Policisë.

Ndërkohë, gjatë takimeve, Drejtori Hita kërkoi edhe nga Policia Kufitare etikë në komunikim në pikat e kalimit, luftë pa kompromis kundër krimeve kufitare, marrëdhënie të forta bashkëpunimi me homologët, në interes të luftës kundër paligjshmërive ndërkufitare, si edhe koordinim të veprimeve për eliminimin e radhëve në rastet e fluksit.

/vizionplus.tv

 

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
Hita policia Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu: Kjo nuk është revoltë, kjo është dhunë

më shumë...

Noka-Spahiut: Klodiana, mos firmos, do shkosh në burg

më shumë...

Protesta jashtë Kuvendit, qëllohet me vezë e domate drejt efektivëve

më shumë...

Noka: Ky parlament nuk meriton të ekzistojë, meriton të shkrihet, ju jeni përfaqësues të krimit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:14

Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu:...

6:00

Noka-Spahiut: Klodiana, mos firmos, do shkosh në...

5:57

Protesta jashtë Kuvendit, qëllohet me vezë e...

5:52

Noka: Ky parlament nuk meriton të ekzistojë,...

5:45

Berisha takon kongresmenin Keith Self: Korrupsioni, trafiku...

5:44

Tensione para Kuvendit! Protestuesi thyen perimetrin e...

5:43

Bardhi: Do votoj ligjin e Ramës që...

5:37

VIDEO/ Protesta para Kuvendit, qytetarët përplasen me...

5:29

Bardhi: Qeveria po përgatit KAYO-n edhe në...

5:23

Sesioni i ri parlamentar, Peleshi vendos objektivat

5:21

Hita mbledh strukturat e Policisë në 4...

5:03

Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë,...

4:52

Parlamenti hap sesionin e ri, qytetarët protestojnë...

4:52

Surprizon superkompjuteri i Opta-s, ja kush është...

4:34

Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për...

4:29

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

4:09

Hapet ekspozita “Postriba ’46”, kujtohet 80-vjetori i...

3:46

Qytetarët thirrën protestë në nisje të sesionit...

3:43

Roberto Carlos mahnit me fjalët për Dimarcon:...

3:41

Nisja e sezonit të ri arsimor, AKU...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Grabiten dy biznesmenë në Berat, hajdutët i marrin kasaforta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.