32 kilogramë kanabis janë sekuestruar në pikën kufitare të Qafë Botë-s në Sarandë.

 

Sasia e drogës u gjet në një automjet I cili iu nenshtrua një kontrolli të imtësishëm në vijën e dytë pasi linden dyshime se mund të transportonte lëndë narkotike.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në automjet duke përdorur edhe qenin antidrogë, kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.

 

Pas kontrollit të imtësishëm të automjetit, kanë gjetur dhe sekuestruar në brendësi të mjetit rreth 32 kg canabis sativa.

 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë  drejtuesin e mjetit shtetasin :

 

N.R., 34 vjeç, banues në Sarandë.

 

Policia Kufitare ka shkëmbyer menjëherë informacion me homologët grek për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e pritësit të lëndës narkotike.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *