Subscribe

Një oaz gjelbërimi dhe komoditeti për vendas dhe të huaj, i tillë është San Pietro i kthyer në destinacionin e preferuar të atyre që duan ajrin e pastër për familjet e tyre. Ky investim i ka dhënë vlerë bregdetit të Adriatikut duke e kthyer atë në zonë elitare në turizëm e jo vetëm.

Në studion e “7pa5”, menaxherja e këtij projekti, Emirjana Braho tha se shumë familjë kanë krijuar ‘folenë’ e tyre në këtë resort, duke vlerësuar benefitet e ofruara.

“Le të themi që San Pietro tashmë ka marrë formë gjithë ajo që ne kemi ndërtuar që nga start e deri tani është plotësuar.Nuk ka emocion më të madh dhe të papërshkrueshëm kur shikon gjithë ata klientë që unë i kam njohur dhe i kam ndjekur që nga fillimi, t’i shohësh tani që janë duke rregulluar shtëpitë, duke shijuar atmosferën e festave”, tha ajo. “Nuk është fokusi vetëm një shtëpi gjatë verës dhe vetëm gjatë pushimeve, është e shfrytëzueshme gjatë gjithë vitit”, shtoi ajo.

Një investim si San Pietro i shërben turizmit dhe bën që mijëra turistë që e vizitojnë atë të kenë arsye për t’u rikthyer. Fluksi i turistëve gjatë këtij viti arriti rekord, ndërsa një pjesë e mirë e njësive akomoduese ezauruan kapacitetet e tyre. Një resort si San Pietro mund të përballojë një numër mjaft të lartë vizitorësh, kjo për shkak të hapësirave akomoduese që ka.

“Ne kemi nevojë për këto resorte pasi kapaciteti i “Melia” është diku tek 500 dhoma dhe kemi nevojë sepse këtë vit kemi pasur një rekord turistësh, 10 milionë turistë mendohet deri në fund të vitit dhe madje nga disa revista prestigjoze në botë e kanë cilësuar edhe për 2024 destonacioni i parë turistik për sezonin e ardhshëm. “Melia” është një nga të vetmit që ka kapacitetin më të madh dhe është diçka e bukur se aty gërshetohet natyra, përveç asaj, turistët që vijnë nuk është vetëm të rrinë të shullohen në diell, por edhe të bëjnë hiking në zona. Ata mund të bëjnë hiking në Kepin e Rodonit, është Kalaja e Skënderbeut, është një kishë e bukur, mund të bëjnë kajak aty, resorti mund të ketë edhe një qendër sportive që afron kajak, xhiro me kuaj, sport ujor. Kepi i Rodonit është një nga vendet super për pushuesit”, tha në studion e “7pa5”, guida Faton Plaku.

Ajri i pastër, rëra, deti dhe klima janë vetëm disa nga elementët që e karakterizojnë resortin San Pietro. Politikat e ndjekura, nga ata që i ‘dhanë jetë’, këtij projekti janë mjaft miqësore me natyrën, teksa fokusi është pikërisht tek pasurimi i saj me bimësi.

“Ne jemi të fokusuar tek qasja ndaj mjedisit, menaxhimi i mjedisit. Kemi lancuar një projekt së fundmi, jo më larg se para disa ditëve dhe projekti konsiston në një fushatë që ne kemi vendosur ta ndërmarrim çdo fundviti, në prag festash të rëndësishme, siç janë Krishtlindjet dhe Viti i Ri, i cili konsiston në mbjelljen e 100 pemëve çdo fundvit, duke e ruajtuar traditën çdo fundvit edhe pse ne kemi ndërtuar, vazhdojmë i japim jetë gjelbërimit të vendit”, tha ajo. “Nuk është se janë vetëm pemë dekorative dhe fokusi jonë, vizion jonë është se ne qëllimisht kemi zgjedhur pemën e ullirit. Është kjo pemë që tregon jetëgjatësinë, prodhimtarinë dhe vazhdimësinë e projektit ashtu siç është edhe vetë resorti në bashkëpunim me “Melia” dhe pjesë të tjera të rezidencës të cilat i japin vlerë dhe tregojnë se kjo është e ardhmja e Shqipërisë”, nënvizon ajo.

Natyra, investimet ndaj të cilës nuk kanë munguar në këtë rezidencë, është edhe një ndër arsyet që e kthen resortin në të preferuarin e atyre që e vizitojnë për herë të parë.

“Turistët pëlqejnë natyrën e virgjër edhe mbledhja e pemëve aty, jo vetëm në resort, por edhe jashtë që mund të dalësh për ecje është goxha e bukur”, thekson ai duke nënvizuar se këto nisma janë shumë të nevojshme për zonën dhe zhvillimin e turizmit në vend.

Ndonëse u inagurua disa muaj më parë, sërish “Melia” priti 1 milion turistë, shifër që dëshmon dhe interesin e treguar mbi këtë hotel me 5 yje.

“Risia e këtij projekti është padyshim “Melia”, hoteli me 5 yje të cilin ne e kemi  inaguruar në prill-maj të këtij viti. Ishte një sukses i jashtëzakonshëm, ka mirëpritur deri tani rreth 1 milion vizitorë, që nuk është vlerë e vogël për ta thënë. Nga ana tjetër, duke u kthyer të gjithë këta vizitorë, që janë edhe të huaj, e kanë kthyer Shqipërinë në një destinacion elitar përsa i përket zhvillimit të turizmit. Nga ana tjetër, nëse kthehemi, të gjithë këta vizitorë që janë pjesë e hotelit, nëse vështrojnë dhe hedhin sytë krah resortit, që është i integruar ngjitur me gjithë pjesën e strukturës të projektit San Pietro, e shikojnë si potencial për të jetuar në 365 ditë të vitit”, nënvizon Braho.

Interes për të jetuar në këtë resort kanë shprehur edhe të huajt, pjesa më e madhe e të cilëve nga vendet nordike, kjo për shkak të ndërthurrjes së klimës, gjelbërimit dhe shërbimit.

“Kanë filluar të blejnë apartamente në këto rezidenca, jo vetëm këtu, por edhe në jug të Shqipërisë, kryesisht turistë që vijnë nga vendet nordike”, theksoi guida duke iu referuar bisedave me turistët.

“Premium by Melia” është koncept risi në këtë fushë, pasi investimi iu rikthehet sërish klientëve, përmes politikave të ndjekura nga resorti.

“Premium by Melia i përshtatet dhe konceptit më të fundit të cilin shumë brande të hotelerisë, janë duke e promovuar me sukses, ai që quhet branded residences, në këtë zonë një blerës nuk është vetëm një klient i cili vjen vetëm për të investuar apo për ta jetuar 365 ditë të vitit në këtë strukturë, sepse ka mundësi dhe që ta bëjë pjesë këtë vilë në programin e qeradhënies. Jemi duke implementuar me sukses njësitë e para, së bashku me partnerin tonë Melia Hotel, i cili ndodhet pothuajse në të njëjtën zonë integruar të zonën Premium. Klienti mund ta shfrytëzojë për aq ditë sa ka interes këtë vilë dhe pjesë tjetër mund ta vendosi në programin e qeradhënies. Kjo quhet ndryshe Return on Investment, norma e kthimit të investimit, çka e bën zonën premium, një zonë shumë atraktive përsa i përket klientëve. Gjithashtu këtu do shtoja që kjo vilë në tërësinë e saj, ka më tepër infrastrukturë, standard, cilësi dhe elemente shtesë, siç është hijezime me brisole, kanë pishina private, gjithçka është  eko-frendly, nuk ka qarkullim të mjeteve në hapësirat e përbashkëta, kanë shumë privatësi, pra zona më elitare e komplesit, siç dhe ju e keni parë që është një nga Resortet më të mëdhenj në Shqipëri, me 1000 njësi. Dhe për këtë ne menduam që të jetë ky një oaz i plotë qetësie, gjelbërimi, ku klienti e shijon në maksimum në çdo periudhë të vitit”, shton menaxherja Braho.

Projekti San Pietro i ka dhënë vlerë të gjithë bregdetit të Adriatikut, teksa klima me diell në më shumë se 300 ditë të vitit e kthen në destinacionin ideal për të jetuar./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *