Gjykata e posaçme e apelit për korrupsionin dhe krimin e organizuar ka caktuar 24 qershorin, si datë përfundimtare për dhënien e vendimit ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Ish ministri I brendshëm ka kërkuar pafajësinë ndërsa prokuroria  I ka qëndruar pretencës së paraqitur në shkallën e parë, ku kërkon dënim me 12 vite burg .

Saimir Tahiri u shpreh pas seancës,e cila zgjati  rrethe 6 orë, se historia e gjyqit të tij është shnderruar ne komedi  ndersa premtoi se do te pranoje cdo vendim te drejtesise.

Ish ministri i brendshëm deklaroi se kishte kryer detyren me mire se pasardhesit e tij.

Por a do të rikthehet në politikë Sajmir Tahiri nese apeli i jep pafajesine.

Nje vit me pare, gjykata e krimeve të rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e brendshëm për akuzën e  “shpërdorimit të detyrës” dhe e dënoi ate me 5 vite burg, por qe u konvertua ne 3 vite shërbim prove. Ndërsa prokuroria e dergoi ceshtjen ne apel duke kerkuar nje denim  me te rende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *