Rusia akuzon Ukrainën se ka sulmuar një qytet në territorin e saj. Ministria ruse e mbrojtjes deklaroi se Kievi gjuajti një raketë në qytetin rus, Taganrog, i cili ndodhet në rajonin jugperëndimor të Rostovit pranë kufirit me Ukrainën.

 

“Regjimi i Kievit kreu një sulm terrorist me një raketë kundërajrore të sistemit të mbrojtjes ajrore S-200 të konvertuar në një version goditës në infrastrukturën rezidenciale të qytetit të Taganrog, Rajoni i Rostovit”, thuhet në deklaratë.

 

Sipas mediave ruse janë plagosur të paktën 10 persona, si pasojë e sulmit të pretenduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *