Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 May 2026
Vizion fokus

Dekorohet Tedi Papavrami, Rama: Njeri shembullor dhe një artist...

Kallas: Putin ndodhet në pozitën më të dobët

Greqia në prag zgjedhjesh, krijimi i partive të reja...

Vrasja e Rexhep Ismailit, gjykata vendos masën “arrest në...

Kina sheh një “gjigant që çalon” teksa SHBA-së i...

“Meta është në ‘top formë’, i kishin çuar kostumin...

BE miratoi sanksione ndaj kolonëve izraelitë për sulmet ndaj...

GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për të bashkëpandehurit e...

Të shtëna në Francë! Dy të vdekur dhe disa...

Ibrahimaj në Berlin:Shqipëria rol aktiv në avancimin e reformave...

Rushaj këshillë të rinjve: Krahasani ofertat politike, PD ka angazhime konkrete

5 Mars 13:39

Alfred Rushajt, drejtues i Fushatës së Partisë Demokratike zhvilloi një takim me të rinj të Njësisë 8 në Tiranë.

Fokusi i bisedës ishte tek masivizimi i sportit, ndihma për të rinjtë në përballimin e tarifës universitare, kostot e kredive për strehim si dhe pagesat e punëve të para të të rinjve pa përvojë .

Rushaj, thotë PD në njoftimin për mediat, teksa dëgjoi shqetësimet për ikjet masive nga Shqipëria, tarifat e larta universitare, jetesën e vështirë apo ambientet e pamjaftueshme sportive, ofroi një plan konkret zgjidhjesh.

 

 

Ne do ta fillojmë me gjëra konkrete që janë të prekshme që vitin e parë. Familjet që kanë më pak se sa 640 mijë lekë të ardhura në muaj t’iu subvencionojmë tarifat e studimit për shkollën e lartë. Do të paguajmë 10 mijë bursa në vit për praktikë mbasi mbaron universitetin. Të gjithë të rinjtë që duan të sigurojnë strehimin se gjëja kryesore ju mbasi mbaroni shkollën do doni që të jetoni vetëm. Apo jo?! E keni të pamundur që të merrni kredi se sapo keni mbaruar shkollën, nuk keni garanci për bankat. Por edhe nëqoftëse keni garanci për bankat kosto është shumë e lartë për të marrë një kredi. Atëherë ne kemi premtuar dhe kemi vendosur në program që do të paguajmë interesat e kredisë për strehimin e të rinjve.”

 

 

Një votuesi për herë të parë, Rushaj i këshilloi të krahasonte ofertat politike për të zgjedhur se kë të votonte, pasi u pyet prej tij. “Ajo çfarë të them është që të krahasosh ofertat politike që kanë dy partitë politike. Çfarë ka propozuar pala tjetër?! Deri tani vetëm është marrë me këto që kemi propozuar ne! Ata kanë në dispozicion një administratë, kanë ministri që teorikisht merret me rininë dhe i keni dëgjuar që të vetmin propozim që kanë është që merren me ne!”, theksoi Rushaj.

 

Rushaj u ndal edhe tek një nga ankesat e të rinjve që lidhej e faktin se në vendin tonë nuk ka shumë mundësi për ambiente sportive.

 

Drejtuesi politik i Fushatës së PD-së tha se Tirana ka taksën e infrastrukturës më të lartë për ndërtimet e reja.

 

“Kur ti e merr këtë taksë, pse mos të ndërtosh ambiente sportive, Pse mos të ndërtosh në çdo lagje ambiente sportive?!Shikoni Kosovën, shikoni Maqedoninë, shikoni Kroacinë! Çdo lagje ka disa ambiente sportive.Sporti në përgjithësi, masivizimi i sportit dhe kur them për sportin nuk e kam fjalën vetëm për profesionistët, ekipet profesioniste. Për mua sporti është sporti që merren të rinjtë, sporti amator, ai është sporti sepse ai është masivizimi. Kjo pastaj mund të çojë edhe te përmirësimi i cilësisë sportive por e rëndësishme është që ti që ke qejf, shokët dhe shoqet e atyre që kanë qejf të kenë një vend ku të shkojnë të luajnë. Dikush basketboll, dikush volejboll, dikush futboll, kjo është histori tjetër dhe është detyrë e shtetit që t’jua garantojë këtë të mirë.Ajo çfarë ne kemi në plan është që të mund të ndërmarrim politika që këtë punë ta bëjmë realitet. Që të jem i sinqertë me ty kjo kjo nuk është diçka që realizohet as muajin e parë, as vitin e parë! Por e rëndësishme është që ta kesh si objektiv dhe të vendosësh objektiva! Dhe këtë do ta bëjmë! Patjetër!”, shpjegoi Rushaj.

 

Rushaj si ish-basketbollist profesionist i Kombëtares duke thënë se duhen objektiva të qarta për masivizimin e sportit.

 

“Unë kam luajtur vetë sport i ri, kam mbi 15 vjet, 20 vjet dhe sot e kësaj dite miqtë e mi më të mirë janë ata me të cilët unë kam luajtur sport. Dhe është diçka e çuditshme sepse nuk janë vetëm shokët e ekipit, pra ne jemi një kategori miqsh që jemi rritur bashkë pra, që 14 vjeç, kemi luajtur bashkë, dikush me Partizanin, dikush me Tiranën, dikush me Dinamon. Kemi luajtur dhe e kemi vazhduar, kemi qenë miq që atëherë, pavarësisht me kë luanim dhe e kemi vazhduar edhe sot e kësaj dite miqësinë”, rrëfeu Rushaj detaje nga jeta e tij profesionale në sport.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Alfred Rushaj njesia 8 PD sport

Nga e njëjta kategori

Dekorohet Tedi Papavrami, Rama: Njeri shembullor dhe një artist i jashtëzakonshëm!

më shumë...

Vrasja e Rexhep Ismailit, gjykata vendos masën “arrest në burg” për Kostandin Voglin dhe “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin

më shumë...

“Meta është në ‘top formë’, i kishin çuar kostumin e gabuar”, Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Dosja jonë, politike!

më shumë...

GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për të bashkëpandehurit e Metës dhe Kryemadhit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:08

Dekorohet Tedi Papavrami, Rama: Njeri shembullor dhe...

6:55

Kallas: Putin ndodhet në pozitën më të...

6:44

PDK refuzon kërkesën e Fatmir Limajt për...

6:39

Greqia në prag zgjedhjesh, krijimi i partive...

6:19

Vrasja e Rexhep Ismailit, gjykata vendos masën...

5:59

Kina sheh një “gjigant që çalon” teksa...

5:53

“Meta është në ‘top formë’, i kishin...

5:48

BE miratoi sanksione ndaj kolonëve izraelitë për...

5:34

GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për të...

5:15

Të shtëna në Francë! Dy të vdekur...

4:58

Ibrahimaj në Berlin:Shqipëria rol aktiv në avancimin...

4:53

Koreja e Veriut do të lëshojë automatikisht...

4:46

Macron ndërpret samitin në Nairobi

4:31

Parashikimi i motit për ditën e martë

4:29

OKB paralajmëron katastrofë globale: Bllokimi i Hormuzit...

4:17

Gjermania refuzon propozimin e Putinit për ndërmjetësimin...

4:03

Cilat viruse transmetohen më lehtë në anijet...

3:28

Durrës, interes për blerje pronash, agjentët imobiliarë:...

3:21

Policia e Shtetit vlerëson 7 efektivë që...

2:53

“Nuk ka rrezik nga Hantavirusi”, ISHP: Virusi...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Korçë, 21-vjeçarja denoncon për ngacmim seksual k...
  • “E zbrita nga ambulanca derisa erdhi policia”, flet babai i...
  • Hëna e Re sjell ndryshime të forta, Horoskopi javor nga Meri...
  • Mos printoni faturë pas tërheqjes në bankomat, ja çfarë para...
  • Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën: Përgjigje automatike b...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.