Në “Fermën VIP” gjithçka ka ndryshuar. Ditët e fundit kanë sjellë zhvillime të papritura, ku dinamika të forta kanë përmbysur rrjedhën e zakonshme të lojës.
Pas eliminimit të Fabjolës, largimit të Gresës dhe hyrjes së dy vajzave Kostana Moravës dhe Inida Gjatës gara ka marrë një tjetër drejtim.
Por pavarësisht largimeve, loja brenda fermës ka vijuar mes fermerëve të tjerë duke ruajtur gjithmonë fokusin te qëllimi kryesor, fitorja e çmimit të madh.
Një televotim që prej ditës së premte për DJ Bujakën, Mozën, Blerinën, Sarën dhe Henrin i jep mundësi publikut të shpëtojë vetëm një prej tyre, ndërsa katër të tjerët do të përballen me sfidën vendimtare mbrëmjen e sotme.
“Ferma VIP” po hyn në fazën më të rëndësishme, me emocionet dhe tensionin që rriten çdo ditë, teksa çdo konkurrent përballet jo vetëm me sfidat fizike, por edhe me ato emocionale dhe sociale.
Një tjetër vendim i rëndësishëm është ai i fatit të Indrit. Pas dëmtimit të tij gjatë një loje volejbolli, fermerët kanë kohë deri sonte në mbrëmje për të vendosur nëse ai do të vijojë ose jo lojën. Kjo pasi Indri për disa ditë nuk do të kryej dot sfidat fizike, të cilat janë një prej pikave kyçe të këtij formati.
E ndërsa ora 21.00 po afron, spektakli i sotëm që transmetohet live në Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara, premton t’i jap zë të gjitha zhvillimeve të fundit.





