E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Tregtarët e Vlorës në protestë, nuk lejohen të ushtrojnë aktivitetin për shkak të punimeve

Tregtarët e tregut të fruta-perimeve, por dhe ata të tregut industrial në qytetin e Vlorës, janë mbledhur këtë të hënë serish në protestë pasi nuk janë lejuar të hyjnë jo vetëm në ambientet e tregut, por as në dyqanet e tyre.

Ata thonë se situata ka ardhur si pasojë e punimeve për rikonstruksionin e tregut të madh të qytetit, investim i cili ka nisur prej pak ditësh.

Reklamë

Ata shprehen se bllokimi i hyrjes po u shkakton humbje të konsiderueshme ekonomike, pasi kanë mallra me vlerë miliona lekë që rrezikojnë të dëmtohen.

“Unë ku do shkoj? Më përcakto vendin dhe të di çfarë të bëj”, thotë një tregtar.

“Heq nga puna 500 tregtarë dhe mallin e tyre e hedh në det dhe popullit të Vlorës u heq të drejtën e tregut që i takon dhe na çon te tregu i ujqërve”, thotë një tregtar tjetër.

Pas grumbullimit në treg, protestuesit janë zhvendosur drejt ambienteve të Bashkisë së Vlorës, ku kanë kërkuar një takim me kryetaren e bashkisë, Brunilda Mersini.

Në shenjë revolte, disa prej tyre kanë shtyrë edhe portën kryesore të institucionit.

Më shumë video

Reklamë