Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kërkon nga presidenti Ilir Meta një emër për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Përmes një letre të dërguar kreut të shtetit, Ruçi i bëri thirrje Metës të respektojë afatet kushtetuese dhe të japë emrin e një kandidati.

“Presim propozimin tuaj për kreun e KLSH. Kemi muaj që presim emrin për kreun e KLSH. Presidenti duhet të respektojë afatet sipas Kushtetutës.”

Pas lajmit, reagoi zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi. Me anë të një postimi në “Facebook”, Blushi garantoi se Ilir Meta po respekton Kushtetutën.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH. Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH. Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e Tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve.”

Posti i kreut të KLSH mbahet aktualisht nga Bujar Leskaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *