E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Bota

Rubio: Kuba ka një ekonomi që nuk funksionon dhe një sistem politik e qeverisës të paaftë për të dhënë zgjidhje

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se masat e fundit të ndërmarra nga Kuba për të lejuar investime private nga diaspora janë të pamjaftueshme dhe nuk adresojnë problemet kryesore të vendit.

“Kuba ka një ekonomi që nuk funksionon dhe një sistem politik e qeverisës të paaftë për të dhënë zgjidhje. Nevojiten ndryshime rrënjësore,” u shpreh Rubio, i njohur për qëndrimin e tij kritik ndaj regjimit në Havanë.

Reklamë

Ai shtoi se vendimet e fundit “janë të pamjaftueshme dhe nuk do ta zgjidhin problemin”, duke bërë thirrje për masa më serioze.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se administrata e tij po shqyrton hapa të mëtejshëm për Kubën, pa dhënë detaje konkrete.

Reklamë

Reagimet vijnë pasi qeveria kubane njoftoi se do t’i lejojë diasporës të investojë dhe të hapë biznese në sektorë të ndryshëm, përfshirë bankat dhe bujqësinë, në një kohë kur vendi përballet me krizë të thellë ekonomike dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë