E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 23 sekonda më parë
Politikë

Berisha fton shqiptarët në protestë: Vërshoni drejt kryeqytetit

Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen protestës në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat mbrëmjen e sotme, Berisha thekson se mijëra qytetarë nga të gjitha anët po vërshojnë drejt kryeqytetit.

Reklamë

“Nesër, mijëra e mijëra burra, gra, djem dhe vajza, nga mbarë Evropa vërshojnë drejt Tiranës.

Ftoj çdo demokrate e demokrat, çdo qytetare e qytetar, çdo prind, nënë, baba, ftoj të gjitha bizneset e vendit të solidarizohemi nesër në Tiranë me studentët, të cilët në këtë betejë epike po mbrojnë më shumë se çdo gjë tjetër të ardhmen e tyre në këtë vend, ëndrrën e tyre shqiptare nga një zjarrvënës, armik i egër i kombit.

Reklamë

Po mbrojnë dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.

Janë ngritur viganë kundër bandave të drogës në qeveri, narkoshtetit me pasojat e tij shkatërrimtare, kreut të këtij narkoshteti, Padrinos Edi Rama.

Solidariteti dhe mbështetja jonë për studentët është e një rëndësie të jashtëzakonshme.

Ora e historisë fton nesër çdo shqiptar në Tiranë”, deklaroi Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.