E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 33 minuta më parë
Kronikë

TIA sqaron fluturimet nga Tel Avivi: Nuk ka shtesa, operimet vijojnë sipas programit

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reaguar lidhur me fluturimet nga Tel Avivi drejt Tiranës, duke sqaruar se nuk ka fluturime shtesë dhe se operimet vijojnë sipas programit të planifikuar.

TIA bën të ditur se dy fluturimet e sotme janë pjesë e sezonit veror, i cili përfundon në fund të tetorit, ndërsa për sezonin dimëror 2026-2027, kompania ajrore EL AL ka planifikuar fluturime dy herë në javë.

Reklamë

NJOFTIMI:

Asnjë fluturim shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, operimet vijojnë sipas skedulit.

Reklamë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) sqaron se fluturimet nga dhe drejt Tel Avivit vijojnë sipas programit të planifikuar, pa shtim apo reduktim të frekuencave.

Dy fluturimet e ditës së sotme janë pjesë e programit veror, i cili zgjat deri në fund të tetorit.

Përgjatë këtij sezoni, tri linja ajrore operojnë me mesatarisht 22-24 fluturime në javë.

Ndërsa për sezonin dimëror 2026-2027, kompania ajrore EL AL ka planifikuar fluturime me një frekuencë prej dy herësh në javë. Gjithashtu, këto linja ajrore bashkëpunojnë me operatorë turistikë, të cilët prej disa kohësh sjellin turistë në Shqipëri.

Për informacion të përditësuar mbi oraret dhe statusin e fluturimeve, pasagjerët ftohen të konsultojnë faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, www.tirana-airport.com, si dhe kanalet zyrtare të kompanive ajrore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.