Në “optimizimin” e ushtrisë ukrainase në mënyrë që ajo të fitojë luftën , Kreu i ri i forcave të armatosura ukrainase, Oleksandr Shirsky në mesazhin e tij të parë pas marrjes së këtij posti deklaroi se duhet optimizëm për të fituar përballë kundërshtarit.

“Vetëm ndryshimi i vazhdueshëm dhe optimizimi i mjeteve dhe metodave të luftës do të na lejojë të kemi sukses… Përpara, fitore!”, shkroi Oleksandr Shirsky në Telegram.

Për kreun e ri të forcave ukrainase, rruga drejt fitores në luftën kundër Rusisë varet nga inovacioni i vazhdueshëm në mënyrën se si luftojnë forcat ukrainase, teksa theksoi në mënyrë specifike mjetet teknologjike si dronët dhe lufta elektronike.

Ku janë përqendruar përpjekjet e luftës?

Oleksandr Syrsky premtoi të mbrojë jetën dhe shëndetin e personelit të Forcave të Armatosura të Ukrainës, që është vlera thelbësore e ushtrisë ukrainase, dhe të sigurojë mbështetje të besueshme logjistike.

Sipas kreut të forcave të armatosura të Ukrainës, përpjekja e luftës do të përqendrohet veçanërisht në:

  1. në dizajn të integruar bazuar në kërkesat e vijës së parë,
  2. në mbështetje të shpejtë logjistike për të plotësuar nevojat e njësive luftarake,
  3. duke i dhënë përparësi jetës dhe shëndetit të ushtarakëve,
  4. në balancimin e përmbushjes së misionit, pushimit dhe stërvitjes
  5. dhe në aplikimin e mjeteve të reja teknologjike dhe optimizimin e përvojave të suksesshme me përdorimin e dronëve (UAV) dhe mjeteve të luftës elektronike (REB)./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *