Rrjedhja e dokumenteve të Pentagonit nuk do të ndikojë në mbështetjen e NATO-s ndaj Ukrainës. Ky është qëndrimi i mbajtur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili mohoi se të dhënat e publikuara mund të kenë ndikuar në veprimet e aleatëve të aleancës.

 

 “Të gjithë kemi parë se disa nga këto rrjedhje janë të pasakta dhe të manipuluara”, tha ai. “Unë nuk mendoj se ato do të ndikojnë në atë që aleatët e NATO-s po bëjnë kur bëhet fjalë për Ukrainën.”

 

Dokumentet përmbajnë një gamë të gjerë informacionesh shumë të klasifikuara, duke ofruar një dritare të rrallë se si SHBA spiunon aleatët dhe kundërshtarët njësoj.

 

Disa nga dokumentet, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se janë autentike, ekspozojnë shkallën e përgjimit të SHBA-së mbi aleatët kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *