Subscribe

Enti Rregullator i Ujit ka vendosur rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizmieve në 4 qytete të vendit.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5” në Vizion Plus ishte Inxhinieri i energjitikës, Azem Duleviç.

Duleviç u shpreh se kjo rritje çmimi që ka nisur tashmë në Vlorë është një proces zinxhir. Në rradhë është Durrësi, Fieri dhe në vijim e gjithë Shqipëria.

Inxhinieri Duleviç zbuloi gjithashtu një shifër shqetësuese që siç thot ai po thuhet për herë të parë.

Ujësjellës Kanalizimet në të gjithë vendin kanë 14 miliardë lekë fatura të energjisë elektrike të papaguara. Kështu detyrohen të rrisin çmimin e ujit.”

Gjithashtu janë shifra alarmante, që do jemi vendi unik në Evropë, që vetëm 13.5% kemi rrjet kanalizimi. Prandaj përmbytemi.

Kryeqyteti, kemi dëgjuar kryetarin e bashkisë që thotë Tirana do furnizohet me ujë 24 orë. Por në qendër të Tiranës vjen uji me orar. Nëse ka ujë të pijshëm pse e tenderon dhe blen ujë për punonjist e bashkisë

Është në diskutim dhënia me koncesion Ujësjellës Kanalizimet , nuk do jetë e largët dita që do dëgjojmë për këtë. Nuk parashikohet mundësia që të jepet Ujësjellës Kanalizimet me koncesion”, shprhehet Inxhinieri i energjitikës, Azmer Duleviç./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *