Subscribe

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave rrëzoi sot dekretin e presidentit Meta për kthimin në Kuvend të ligjit për miratimin e marrëveshjes për administrimin e parkut kombëtar të Butrintit.

 

Por mos aprovimi i socialistëve, u shoqërua me debate.

 

Përfaqësuesi i presidentit tha se marrëveshjes i mungon transparenca dhe nuk mbron vlerat kulturore.

 

BLEDAR DERVISHAJ

PERFAQESUESI I PRESIDENTIT

 

“Procesi legjislativ që ka çuar në miratim cënon dispozita konkrete të kushtetutës, cënon konventën e Parisit. Në këto kushte, presidenti vlerësoi se duhet t’i kthehet Kuvendit. Brenda parkut kombëtar ka 10 zona arkeologjike, që në fakt janë ngritur edhe shqetësime nga njohës të fushës shqetësime të së cilëve janë përfshirë në dekretin e presidentit për kthimin e ligjit. Nuk garanton mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kulturore. Shteti shqiptar ka mundësinë për të garantuar ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurive të tilla si Butrinti.”

 

Deputetet u përplasën për të ardhmen e parkut të butrintit pas marrjes në menaxhim nga një fondacion amerikan.

 

BLERINA GJYLAMETI

DEPUTETE E PARTISE SOCIALISTE

 

“Shteti po krijon një formë administrimi që synon rritjen e donacioneve. Krijimi i fondacionit të posaçëm bën të mundur që të ardhurat të përdoren për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ky nen nuk vendos kufizime për formën e subjektit që duhet t’i kalojë në administrim një pasuri e tillë. Marrëveshja e administrimit kalon për miratim në Kuvend. Konventa nuk vendos asnjë kusht për pjesëmarrjen e shtetit në organet vendimmarrëse të fondacionit. Kjo për faktin se procesi i ruajtjes është i orientuar drejt realizimit të objektivave.”

 

INA ZHUPA

DEPUTETE E PD

 

“Çështja që po trajtojmë është me interes publik, edhe dëgjesa nuk mund të bëhen vetëm për ju. Duhet t’i kishim dëgjuar edhe kur po konsultonim. Nuk janë raportet e 24 dëgjesave. Mund t’i hidhni online për një çështje me interes publik. Nëse i keni bërë hidhini online që ta kemi më të hapur këtë çështje. Shqyrtimi i dekretit të Metës bëhet sot, ndërkohë që unë kam depozituar edhe një projektligj, ndoshta do ishte e udhës që të shqyrtohej njëkohësisht sepse janë nisma që shkojnë me njëra tjetrën, nëse kalojnë ndryshimet që kërkoj unë, atëherë mund të ndryshojë edhe baza ligjore për Butrintin.”

 

Ndërsa deputetët diskutonin në komision, jashtë kryesisë së kuvendit anëtarë të aleancës për mbrojtjen e Butrintit protestuan duke paralajmëruar dërgimin e çështjes në gjykatën kushtetuese dhe atë të Strasburgut.

 

Pas rrëzimit të dekretit, projektligji pritet të kalojë për miratim në seancë plenare.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *