Subscribe

Uji i ambalazhuar qe blejmë për konsum, mund te kthehet ne një rrezik për shëndetin, nëse subjektet tregtare qe e shesin këtë produkt, nuk e ruajnë ne kushtet e duhura. Kujdesi për të ruajtur ujin në kushtet e kërkuara mungon thuajse në çdo dyqan. Ai vendoset ne ambiente te hapura, apo edhe ne diell, teksa termometri në orët e pikut të vapës arrin edhe 40 grade.

 

Specialisti ne Drejtorinë e Shëndetit Publik ne Tirane, Gimjan Dokle, thotë se uji nëse ruhet ne temperatura mbi 18 grade, mund te krijoje baktere të rrezikshme. Ne analizat qe Drejtoria e Shëndetit Publik ka bere, uji i ambalazhuar ka dale me probleme. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, përgjegjës per kushtet e ruajtjes se ujit te ambalazhuar ne dyqane, e konsideron situatën nen kontroll.

 

Por ndryshe nga kontrollet e inspektorëve, monitorimi i Vizion Plus në disa dyqane e markete, tregon se bidonët ekspozohen edhe me ditë të tëra në temperatura te larta. Kjo gjendje është prezente edhe në dyqanin me te afërt me Inspektoratin e Shëndetësisë qe ndodhet ne Kinostudio. Zyrtarët justifikohen duke thënë se ligji nuk i favorizon inspektoret, pasi subjektet tregtare duhen njoftuar 3 dite përpara se te kontrollohen. Por neni 32 i ligjit në fjalë, ka edhe pika që lejojnë verifikime pa njoftim, në rastet e denoncimeve apo kur inspektori dyshon për shkelje.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *