Subscribe

Një ditë më parë një ngarkesë prej 20 tonësh me kastraveca, që ishte eksportuar nga prodhuesit vendas, u bllokua nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sepse përmbanin pesticide mbi normën e lejuar. Ky abuzim me inputet bujqësore po pengon në mënyrë të vazhdueshme produktet shqiptare të jenë pjesë e tregjeve evropiane.

 

RUTH HUBER

AMBASADORE E ZVICRES NE SHQIPERI

 

“Nuk mund të aksesoni tregjet evropiane pa arritur standardet e Bashkimit Evropian. Nëse duam eksportojmë, duhet të arrihen këto standarde. Disa prodhues shqiptarë nuk janë pranuar në tregun evropian. Pse? Një nga arsyet kryesore është sasia e pesticideve që produktet përmbajnë. Duhet të sigurohemi që pesticide janë në normat e lejuara dhe standardet janë plotësuar.”

 

Për të kthyer fermerët drejt produktit organik, sipas ekspertëve, është e nevojshme të nxiten dhe mbështeten financiarisht nga Ministria e Bujqësisë.

 

ALBAN ZUSI

SHOQATA E EKSPORTUESVE TE SHQIPERISE

 

“Duhet të kemi politika nxitëse, mbështetëse, së paku për 5 vite, për të mbështetur produktin e pastër, sa më pranë organikës, që plotëson standardet. Është e dosmodshme që të financohet fermeri për fertilizantin organik, që të përdorë produkte organike në mbrojtjen e bimës, kur të marrë impaktin dhe të jetë futur në tregje që e paguajnë këtë produkt të pastër, do të jetë vetë i interesuar dhe do të ketë pasqyrë të qarë që të punuarit.”

 

Por pavarësisht këtij problemi, sipas ministres, eksportet shqiptare u rritën gjatë vitit 2022 dhe aksesuan edhe tregje elitare.

 

ANILA DENAJ
MINISTRE E BUJQESISE

 

Ne flasim për fundin e 2022 për një numër të konsideruar të rritjes së eksporteve në dy aspekte, në vlerë me një shifër 500 mln dollarë, dhe në vende, tregje ndërkombëtare, janë rritur në 80 vende, ku vlera mesatare e çmimit të eskportit për herë të parë në 2023 e tejkaloi edhe atë të importit dhe tendeca në rritje është një artitje që vlen të përmendet. Dhe këtu flasim për tregje elitare.

 

Për të shënuar një progres të mëtejshëm në eksporte cilësore dhe me standard, ekspertët, gjatë një forumi të organizuar për këtë qëllim, e vunë theksin te bashkimi i operatorëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *