Pas shpërthimit me katër të plagosur në zonën e ish-Bllokut vijon paniku, pasi si pasojë e shpërthimit ka ende vatra zjarri.

 

Ndërkohë policia ka rrethuar pallatin dhe nuk lejon asnjë banor të futet brenda. Madje, i është ndaluar hyrja në pallat edhe çdo personi civil, për shkak se zona nuk paraqet siguri.

 

Ngjarja ka ndodhur në një dyqan argjendarie, i cili kishte një pjesë në të cilën kryeshin punime me gaz për punimin e floririut dhe të argjendit.

 

Sipas informacioneve paraprake një nga bombolat e gazit e cila përdorej aty, ka shpërthyer duke lënë të plagosur 4 persona, mes të cilëve pronarët e dyqanit burrë dhe grua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *