Këngëtarja Rona Nishliu herë pas here është e pranishme pranë adhurursve të saj me foto të ndryshme të postuara në profilin e saj në Instagram.

 

Në postimin e saj të fundit  ajo ka postuar  disa fotosh nga lufta e tmerrshme mes Kosovës dhe Serbisë, këngëtarja ka ndarë me të gjithë përjetimet e saj të sotshme, që i kujtojnë 20 vitet e shkuara.

 

“Kjo ishte situata ime dhe e qindra mijëra bashkëqyetarëve të mi në Kosovë 20 vite më parë. Nëndërgjegjia ime po kalon një proces sistematik të të riprodhuarit kujtime nga lufta duke më kthyer atmosferën e saj çdo mbrëmje të Shkurtit dhe Marsit, në ëndrrat e mia. Shtëpi tek e cila ende nuk mund të shkoj, familjarë që kanë ndërruar jetën, forcat militare serbe, rrënim, gjak, frikë, vuajtje, të gjitha vijnë në ëndrrat e mia dhe zgjohem e mbuluar nga djersë të ftohta. Është e rëndësishme të kujtojmë të shkruarën që të mos përsëritet kurrë më. Paqe”.

 

Duket që përjetimet e luftës së Serbisë ndaj Kosovës janë ende në mendjen dhe pjesë e vuajtjeve të qytetarëve kosovarë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *