Kryeministri Edi Rama ka reagaur pas njoftimit të Gazment Bardhit se SPAK kla rinisur hetimet për dosjen “Xibraka”.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se drejtësia vepron vetëm me ligje e me prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull.

Postimi i Ramës:

Llafet i merr era, ndërsa drejtësia vepron vetëm me ligje e me prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull!

Pra mungon konfirmimi në dëshminë ligjore para SPAK-ut nga vetë B-ja i vogël me gojën e madhe, se kur ka shkruar “Informacion” në fakt kallzuesi i rremë nuk ka dashur t’ia hedhë me procedurë rrezikut që vjen nga marrja si i pandehur për kallzim të rremë, po thjesht ka pasur një moment lajthitje profesionale.

Në rast se plotësohet kjo mungesë domethënëse për fatin e të vërtetës, atëherë SPAK-u ka të gjithë mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori. Pra o B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet liria, o e gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit!

Ka vetëm një të vërtetë në këtë mes dhe s’ka asnjë rrugë të mesme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *